A1 Report - Cani, Deloitte verifikoi: Borxhi që i kemi biznesit është 24.6 mld lekë

2015-08-21 1

TIRANË - Ministri i Financave Shkëlqim Cani përmes një konference për shtyp bëri publike rezultatet e auditimit që kompania Deloitte & Touche" ka bërë për borxhin që kjo qeveri i ka biznesit të brendshëm e të huaj.

Ministri tha se Delioitte kishte për detyrë të verifikonte vetëm atë pjesë të borxhit që qeveria kishte vetëm ndaj biznesit deri në datën 3 gusht 2013.


"E mirë është që opozita të hapë veshët dhe të dëgjojë atë që borxhin që kanë krijuar vetëm ndaj biznesit. Deliotte kishte për detyrë të verifikonte vetëm atë pjesë të borxhit që qeveria kishte vetëm ndaj biznesit", tha Cani fillimisht para se të jepte dhe shifrën

"Deloitte ka identifikuar shifrën prej 24.6 miliardë lekësh ose 246 milionë dollarë që buxheti i shtetit i detyrohet biznesit të brendshëm apo të huaj", tha Cani. Ky borxh është vetëm faturat e papaguara që qeveria u ka firmave, dhe këtu nuk përfshihet tvsh parimbursueshme.