ORIKUM - Pronarë dhe posedues objektesh përgjatë vijës bregdetare të Orikumit kanë protestuar paraditen e sotme para bashkisë së Orikumit pas vendimit të INUK dhe fillimit të aksionit për prishjen e objekteve përgjatë vijës bregdetare nga Radhima në drejtim të Llogarasë.
Ata kanë kërkuar të takohen me kryetarin e bashkisë, për të kërkuar prej tij një plan konkret për zonën, duke kërkuar të vihen në dijeni me projektin që prek pronat e tyre dhe njëherazi kanë kërkuar dëmshpërblim për objektet e prishura për të cilat një pjesë disponon dokumentacion.
Sipas tyre protestat do të përshkallëzohen në rast se nuk iu plotësohen kërkesat e tyre.