DURRËS - Pas vrasjes së 15-vjeçarit Adriatik Tota në shkollën profesionale "Beqir Çela", mbërritën edhe disa ministra e deputetë. Njëri prej tyre ishte dhe deputeti i PD, Eduard Halimi. Ai kishte shkuar atje për t'ju gjetur pranë familjarëve të viktimës, por një familjar i është drejtuar me nervozizëm.
"A mbarove punë? Ec atje, shko..", i tha i moshuari deputetit demokrat Halimi. Nuk janë të pakta herët kur politikanë e deputetë shkojnë në zonën e tyre elektorale vetëm për të marrë votën, në fushatë elektorale apo kur ndodhin fatkeqësitë, por pa bërë asgjë paraprakisht për të evituar ngjarje si kjo e sotmja. Kurse një tjetër i afërm tha se për ngjarjen ishin informuar nga televizioni dhe se 15-vjeçari ishte djalë i vetëm.