Familjarët e viktimës përmes një prononcimi për A1 Report i kërkojnë qeverisë të gjejë dhe të arrestojë autorin. Ata ishin pranë morgut ku prisnin të tërhiqnin kufomën.
"Jemi shume tronditur nga ngjarja. Nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Kërkojmë që shteti të arrestojë autorin dhe organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi."- thanë ata teksa ishin në pritje të mbylljes së procedurave për të marrë trupin. Ministrja e Arsimit e cilësoi ngjarjen të rëndë".Na ka tronditur të gjithëve, mua në radhë të parë si nënë dhe ministre e Arsimit. Do të marrim të gjitha masat në bashkëpunim me ministrinë e Rendit, të garantojmë qetësinë në shkolla. Jam shumë e trishtueshme për nënën e viktimës që nisi një fëmijë në shkollë dhe u kthye i vdekur por dhe për nënën e autorit që u kthye në një agresor." Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se ka një plan masash të posaçme, dhe garanton prindërit për ruajtjen e sigurisë nëpër institucionet arsimore.
Tahiri thotë se policia është pranë identifikimit dhe arrestimit të autorit, i cili sipas tij është nxënës i kësaj shkolle. Është ngjarje e rëndë që më ka shokuar edhe si prind edhe si funksionar i Ministrisë së Rendit. Garantoj dhe kemi gjetur sigurinë në shkolla në gjëndje të mjerueshme. Do të marrim masat që gjithçka të ndryshojë. Kemi një plan të garantojmë prindërit kudo në Shqipëri për ruajtjen e sigurisë nëpër institucionet arsimore. Policia është pranë identifikimit dhe arrestimit të autorit. Mund të them se është nxënës i kësaj shkolle dhe autori, por për shkak të hetimeve nuk mund të flas më gjatë.