A1 Report - Kodi Penal dhe Antimafia, Qefalia gjuan Islamin me stilolaps

2015-08-21 5

TIRANË - Debate të ashpra në komisionin e Ligjeve në Kuvend, gjatë diskutimit për dy ligjet, atë të Antimafias dhe të Kodit të Procedurës Penale. Gjatë diskutimeve, një debat i ashpër është bërë mes deputetëve Xhemal Qefalia i PS-së dhe Kastriot Islami i PD-së. Gjatë debatit, deputeti Qefalia ka qëlluar me stilolaps ndaj Islamit.

Diskutime të ashpra janë bërë edhe mes deputetit demokrat Oerd Bylykabashit dhe kreu të komisionit, Fatmir Xhafaj. Sipas Bylykbashit, OSBE-ja dhe ambasada e SHBA-së, i kanë sjellë 2 milionë shuplaka.

Po gjatë diskutimeve, ka ndërhyrë edhe deputeti Kastriot Islami. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe socialisti, Xhemal Qefaliaj, dhe gjatë debatit ky i fundit ka gjuajtur me stilolaps Islamin. Deputeti demokrat i ka kërkuar llogari Qefalisë, duke i thënë: "Po bën të fortin" dhe përgjigja e deputetit socialist ishte: "Po".

Pas këtij momenti, kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj ka kërkuar që të ruhet gjakftohtësia, pasi sipas tij në këtë çështje duhet të jenë të qartë.

Ndërsa deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se, "jemi mledhur që të diskutojmëe përtej këtyre ekstremeve të dëmshme". "Ky debat nuk është çështje votash. Korrupsioni përfshin edhe pushtetin lokal", ka thënë Vasili.