A1 Report - Aleksandër Meksi: Të dorëhiqet kryesia e Partisë Demokratike

2015-08-21 4

TIRANE- Ish-kryeministri i parë demokrat e ish-themeluesi i PD Aleksandër Meksi ka shpalosur vizionin e tij se si duhet të reformohet PD për të qënë e aftë të konkurrojë të majtët në pushtet. "Çfarë duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve? Duhet të jepte dorëheqje Kryesia e PD, qeveritarët e 8 viteve dhe Kryetarët e strukturave të PD-së në bazë ku u humbën zgjedhjet(në krahasim me 2009). Pra, jo vetëm dhe siç rezultoi formalisht që të mbijetojnë partnerët, vetëm nga Kryetari (pavarësisht se drejtimi personal i Partisë dhe i Shtetit nënkupton dhe përgjegjësinë personale).

Dorëheqja nuk do të thotë për ta humbjen e të drejtave që ju jep Statuti dhe për të kandiduar me rregulla të reja për strukturat drejtuese të Partisë në bazë e qendër", thotë Meksi, duke shpjeguar në detaje këtë pikë të rëndësishme të reformimit. E cila duhet të vijojë me procedura të tjera statutore për zgjedhjen e drejtimit kujdestar të PD. "Menjëherë pas këtij akti Këshilli Kombëtar, ata që mbeten, i vetmi organ vendimmarrës, ndërsa në bazë e Kryesitë e Degëve, duhej të zgjidhte brenda Partisë një grup të ngushtë për të amenduar Statutin, për të futur parimin "një anëtar një votë" për të gjitha zgjedhjet në PD, që nga niveli i bazës deri lart", nënvizon ish-kryeministri demokrat dhe personi që ka qënë dhe hartuesi i platformës dhe programit të PD në themelimin e saj.

Free Traffic Exchange