A1 Report - Vlorë, kapet dhe lëshohet në ujë me kodin AL breshka 20 kilogramë

2015-08-21 1

VLORË - Një breshke ujore është kapur nga ana e peshkatarëve të Radhimës një ditë më parë, ndërkohë që është lënë e lirë përsëri sot në ujë. Sipas drejtuesit të qëndrës së peshkimit në Orikum Bashkim Durmishi, breshka është kapur brenda gjirit nga ana e peshkatarëve, të cilët e kanë pikasur në rrjetën e tyre gjatë momentit që po mblidhnin rrjetat.

Breshka nuk ka pasur asnjë targetë(matrikull) përsipër dhe kanë qenë profesorët shqiptarë, që i kanë vendosur një të tillë në një prej këmbëve të breshkës me kodin AL. Sipas biologëve, breshka është një specie e njohur për Mesdheun edhe pse ka disa specifika të veçanta si psh: numri më i madh i ndarjeve që ka një breshkë normale.

Peshkatarët tregojnë se edhe pse kanë rastisur shpeshherë që breshka të tilla të bien në rrjetat e tyre, në asnjë rast më parë nuk janë gjetur si ato që shumimin e bëjnë në bregdetin shqiptar, por në vende të afërta si Greqia apo Italia, ndërkohë që vitet e fundit po shihen shpeshherë raste të tilla.

Kjo lloj breshke shkon deri në 250 vjet, por ky ekzemplar është i vogel rreth 20 kg. Në qendrën e peshkimit të Radhimës janë të shumta rastet kur peshkatarët kanë sjellë krijesa të veçanta ku rasti më i fundit është ai një breshke shumëvjeçare, që ishte matrikulluar në Napoli.

Free Traffic Exchange