A1 Report - Bulqizë, greva e minatorëve në temperatura të ulta, dy rëndë

2015-08-21 2

BULQIZË - Rreth 50 minatorë të zonës D në Bulqizë vijojnë grevën e urisë, sot në ditën e dytë të saj. Mësohet se, aktualisht dy minatorë janë në gjendje të rëndë për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës.

Siç bëhet e ditur nga Bulqiza, minatorët, Mojsi Roçi dhe Bexhet Gjeta edhe pse në gjendje të rëndë, nuk e kanë braktisur grevën.

Veç ushqimit, dy minatorët e kanë refuzuar edhe kafen. Minatorët kanë qëndruar aty përgjatë gjithë natën në temperature të ulëta, ndërsa në një lidhje telefonikë për A1Report njëri prej minatorëve, Hamdi Kurti tha se ata nuk janë vizituar ende nga askush.

Sipas tij, minatorët do të jenë të vendosur të vijojnë grevën e urisë deri në rifillimin e punës. Greva po zhvillohet në ambjentet e garderobës për shkak se policia private e firmës kontratore "Turalb" nuk i lejoi të punonte, pas u dhënë asnjë arsye për këtë ndërprerje.

Free Traffic Exchange