TIRANË - Raporti i Organizatës Transparency International mbi Indeksin vjetor të korrupsionit dhe rënia e Shqipërisë në vend të 116 nga vendi i 113, që ishte një vit më parë, u bë temë diskutimesh në Komisionin parlamentar të Integrimit, ku ishte i thirrur për raportim mbi Strategjinë Kombëtare Antikorrupsion, ministri për Shtetin, Blendi Çuçi.
Ministri për Shtetin, Blendi Çuçi u shpreh: "Shohim se Shqipëria gjithmonë e më tepër po zbret në indeksin e perceptimit të korrupsionit, indeks i përgatitur nga Transparency internacional. Kjo na bën që ne përforcojmë akoma më tepër masat dhe rrisim angazhimin për luftën kundër korrupsionit si një fenomën i cili po gërryen ç'do ditë e më tepër shoqërinë shqiptare dhe shtetin shqiptar. "
Por deputetët e opozitës dhe kryetarja e komisjonit, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ngritën si shqetësimin mungesën e detajeve mbi luftën konkrete kundër korrupsionit. "Ju do të na thoni cilat do të jenë masat tuaja, gjë të cilën në fakt sot unë nuk është se e prisja përgjigje nga ju, se nuk e kam marrë dot nga asnjë ministër", deklaroi Bregu.