A1 Report - Taksat e reja, më shtrenjtë nafta, shtëpitë dhe kafeja

2015-08-21 1

TIRANE- Kush zotëron një shtëpi të dytë në emër të tij do të paguajë një taksë dy herë më të lartë për banesën se ajo, që paguhet normalisht. Kjo është një nga normat e reja, të parashikuara që të diskutohen me grupet e interesit dhe të kalojnë në vlerësimin e qeverisë e të Kuvendit, për t'u bërë më pas pjesë e paketës fiskale. Kjo është një masë për të marrë më shumë taksa nga më të pasurit e shoqërisë shqiptare dhe synon të ngërkojë me më shumë detyrim fiskal ata që kanë apartamente apo vila në bregdet, në mal, ose apartamente që i japin me qira, veç shtëpisë ku banojnë normalisht. Kuptohet që një mundësi të tillë e kanë biznesmenë por edhe politikanë, që publiku i sheh shpesh edhe me banesa në Razëm, Gjirin e Lalzit, në Dajt, në Dardhë, etj. Por, ata që e kanë këtë mundësi, kanë edhe një nivel jetese që u lejon të kontribuojnë shumë më tepër se të tjerët në buxhetin e shtetit.
Veç taksës së banesave, në draft ekspertët e Financave parashikojnë që edhe taksa për ndërtesat që përdoren për qëllime biznesi të jetë dy herë më e lartë se ajo e ndërtesave për qëllim banimi.