A1 Report - Korçë, pranga për korrupsion kreut të Policisë Kufitare, Zyberi

2015-08-21 5

TIRANË - Kontrabanda e mallrave me akcizë, ka çuar në pranga drejtorin e Policisë së Kufirit në Korçë, Ylber Zyberi. Ministria e Brendshme, ka bërë të ditur se, është "arrestuar në flagrancë drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës dhe shpallen në kërkim disa persona që dyshohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që kryente kontrabandë të mallrave industrialë dhe aty me akcizë".

Sipas ministrisë, sot, "u bë arrestimi në flagrancë i Ylber Zyberi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, me detyrë drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në qarkun e Korçës, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale të "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", "kontrabandës me mallra të tjera", dhe "shpërdorimit të detyrës" në bashkepunim".

Hetimit ndaj tij është bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, duke aplikuar metodat speciale të hetimit. Gjatë hetimeve, është bëri i mundur goditja e një grupi kriminal që kanë ushtruar për disa kohë kontrabandë të mallrave industriale dhe atyre me akcizë, jashtë pikës doganore, në kufirin jeshil, në afërsi të Fshatit Zaroshkë, Komuna Pustec (Liqenas), Korçë.