A1 Report - NATO tërheq e trupat nga Afganistani deri në fund të 2014

2015-08-21 12

AFGANISTAN - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha se NATO-s do t'i duhet të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani deri në fund të vitit 2014, nëse presidenti afgan Hamid Karzai nuk nënshkruan një pakt sigurie me SHBA-në.

Një asemble të kryepleqve afganë, të quajtur Loya Jirga vendosi muajin e kaluar miratimin e një pakti sigurie, e cila do t'i japi formë pranisë ushtarake të SHBA-së në vend, edhe pas vitit 2014. Por Karzai tha se nuk do t'a nënshkruajë këtë pakt deri përfundim të zgjedhjeve, në prill të vitit të ardhshëm.

Momentalisht NATO ka rreth 80 mijë trupa në Afganistan, shumica e të cilëve amerikanë. Plani i tyre është të lëjnë në Afganistan një mision trajnimi me rreth rreth 8 mijë - 12 mijë ushtarë, pas vitit 2014.

Megjithëse kushtet e paktit mes Afganistanit dhe SHBA ishin arritur pas 1 viti diskutimesh, Karzai shtoi disa kushte të tjera ku përfshihej dhe lirimi i të gjithë të burgosurve afganë nga burgu i Guantanamo Bay në Kuba si dhe t'i jepej fund operacioneve ushtarake në shtëpitë afgane.

Por largimi i NATO-s do të sillte një dëm të madh ekonomik për vendin. Zyrtarët dhe diplomatët e NATO-s paralajmëruan se pasojat do të ishin të rënda për Afganistanin dhe popullin e tij. Nëse Karzai nuk nënshkruan paktin me SHBA, atëhere rrezikon ndërprerjen e 8 miliardë dollarëve në vit në ndihma