TIRANE- "Po më shqetësojnë prapë për ato problemet e vjetra", "...mendoj të largohem disa ditë...". Këto janë dy mesazhet misterioze që prej gati tre vjet me rradhë nuk kanë mundur të deshifrohet nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të mësuar të vërtetën e zhdukjes së Eduart Belegut, njeriut më të besuar të dy ish-ministrave të Ekonomisë Dritan Prifti dhe Genc Ruli.
Gazeta "Shqiptarja.com", ka zbardhur dy mesazhet e fundit që janë dërguar në adresë të vëllait të Belegut, Gëzim Belegu. Ku i fundit pasi është njohur me tekstin, është mundur të lidhet me të vëllanë, ndërsa telefoni i Belegut, rezultonte i mbyllur.
Një tentativë të tillë Gëzimi e ka bërë dy herë, por telefoni gjithmonë ka dalë i mbyllur. Sipas dëshmisë së Gëzim Belegut, i vëllai nuk ka pasur probleme personale, por ato i ka pasur vetëm me njerëz të shtetit, dhe se për këtë sipas tij, Belegu ishte arrestuar nga prokuroria e Elbasanit dhe ishte futur në burg.