TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Aleksander Arvizu falenderon shqiptarët në përvjetorin e 3-të të mbërritjes së tij në Shqipëri. Në mesazhin e tij të falenderimit, ambasadori Arvizur vlerëson mikpritjen e shqiptarëve, ndërsa ndalet tek raportet mes dy vendeve.
"Të dashur miq: Dita e sotme shënon përvjetorin e tretë nga dita kur mbërrita në Shqipëri dhe doja të merrja një çast për të falënderuar popullin shqiptar për bujarinë dhe mirësinë e jashtëzakonshme që ka treguar ndaj meje dhe familjes sime. Jam i privilegjuar që përfaqësoj Shtetet e Bashkuara në vendin tuaj dhe e di që mikpritja juaj e shkëlqyer është pasqyrim i lidhjeve unike të miqësisë që ekzistojnë mes vendeve tona. Teksa reflektoj mbi tri vitet e mia këtu, e di mirë që nuk mund të imagjinoja t'i kisha kaluar këto tri vite askund tjetër dhe jam mirënjohës për përvojën time këtu dhe për miqësitë që kam krijuar", shprehet ambasadori Arvizu.