"Shumë shpejt Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme...po flitet në mars ose maj, e nëse nuk mbahen atëherë mbeten për në shtator ose tetor të vitit të ardhshëm". Ai që e deklaron këtë është kryebashkiaku i sapozgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ekskluzivisht në linjë telefonike për "A1 Report" me gazetaren Eriona Rusi.