A1 Report - Minierat në Bulqizë, Gjiknuri: 29 leje u pezulluan dhe u revokuan

2015-08-21 6

TIRANË - Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri përmes një konference për shtyp, ka prezantuar rezultatet e kontrollit një mujor në subjektet mirerare që veprojnë në Bulqizë. Ministri Gjiknuri ka bërë të ditur se, gjithsej janë kontrolluar 39 subjekte, përfshirë dhe ACR-në. Ministri raportoi se mes 24 lejeve të pezulluara dhe të revokuara për shfrytëzimin e rezervave minerare është dhe shoqëria Albchrom në pronësi të Samir Manes, ndërkohë që 5 leje janë revokuar.

Ministri bën apel që investitorët të paguajnë detyrimet brenda 10 ditësh në të kundërt lejet e pezulluara do të revokohen.