A1 Report - Drejtoria e Doganave numër jeshil për denoncimin e korrupsionit

2015-08-21 3

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vë në dispozicion një numër jeshil për të gjithë qytetarët që duan të denoncojnë korrupsionin në dogana.

Numri është 0800 22 22. Vetë Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali doli sot para medias për të bërë publik numrin jeshil në kuadër të reformimit dhe modernizimit të administratës doganore.

"Administrata doganore do të thellojë luftën kundër evazionit fiskal dhe do intensifikojë dialogun me biznesin për të rritur transparencën. Synimi ynë është modernizimi i adminsitratës doganore. Publiku të na ndihmojë të luftojmë korrupsion duke denoncuar korrupsionin në numrin jeshil 0800 22 22."- tha Spiropali në një deklaratë për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.