A1 Report - Raportuesi i KiE: Pozitë-opozitë duhet të bindeni për reformat

2015-08-21 1

TIRANË - Shqipëria ka bërë progres të madh gjatë këtyre 15 viteve që është anëtare KiE. Deklarata është bërë nga Drejtorja e Përgjithshme e KiE-së, Verena Taylor, gjatë një konference të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme me temën, "Anëtarësimi i Shqipërisë në KiE, nga asistenca në partneritet".

Në këtë konferencë, ishin të pranishëm, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, Parlamentari britanik, Jonathan Evans dhe Drejtorja e Përgjithshme e KiE-së, Verena Taylor, deputetja e PS-së dhe kryetarja e delegacionit shqiptar në KiE, Valentina Leskaj. Konferenca është organizuar në bashkëpunim me ambasadën gjermane.

Duke folur në konferencë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se, "Shqipëria është një nga vendet që ka zbatuar detyrimet nga anëtarësimi në KiE". Sipas tij, "vendi ynë ka ngritje për një përfaqësim sa më dinjitoz në institucionet e KiE. Akademia jonë diplomatike po përgatit njerëz të aftë për të na përfaqësuar", tha gjatë fjalës së tij, ministri Bushati.

Jonathan Evans, raportues për Shqipërinë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi bashkëpunimin mes qeverisë e opozitës për reformat. Ai nënvizoi dhe rëndësinë e reailizimit të reformave në drejtësi, të drejtat e minoritetit dhe lufën kundër korrupsionit.

"Sapo është konfirmuar që Shqipëria shumë qartë e sheh destinacionin e vet si anëtare e BE", tha Evans duke shtuar se aspekt kyç për monitorimin e raportuesve janë reforma në drejtësi, trajtimi i minoriteteve, lufta e korrupsionit. "Roli ynë është që të bindemi nëse këto angazhime janë realizuar"- tha ai.

Ndërkaq, deputetja e PS-së dhe kryetarja e delegacionit shqiptar në KiE, Valentina Leskaj tha se, është "me rëndësi roli i Asamblesë së KiE për të zhvilluar demokracitë e reja". Asambleja e KiE, kontribut në reformimin e sistemit të drejtësisë. Asambleja e KiE, rol përmes procesit të monitorimit të zgjedhjeve të fundit", tha Leskaj gjatë fjalës së saj.