TIRANE - Lokomotiva e një treni mallrash të linjës Shkodër- Vorë ka dalë nga shinat pranë stacionit të Ishmit.
Treni me 15 vagonë transportonte grurë dhe destinacioni i fundit ishte Vora. Lokomotiva ka dalë nga shinat rreth 50 metra pa shkuar në stacionin e Ishmit.
Shkak është amortizimi i linjave hekurudhore.
Nga të dhënat e para mësohet se makinisti nuk është lënduar.