A1 Report - Kukës, zgjidhet drejtori i ri i arsimit Nikolla: Penalitete ndaj korrupsionit

2015-08-21 8

KUKES- Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kë paralajmëruar masa të rrepta nëse evidentohen raste të korrupsionit në shkolla e universite.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë në qytetin e Kukësit, gjatë përzgjedhjes së drejtorit të ri të Arsimit në këtë qark.

Nikolla iu ka kujtuar të gjithë drejtuesve të rinj të arsimit se ministria që ajo drejton do të mbikqyrë punën dhe projektet e tyre në mënyrë tëvazhdueshme, me qëllim që arsimi të shkëputet nga fenomenet që deri më tani e kanë dëmtuar, duke punësuar mësues nëpërmjet rryshfetit, duke vendosur nota pa meritë apo duke dhënë diploma false.

Nga 5 kandidatë për drejtues arsimi në qarkun e Kukësit, është përzgjedhur emri i drejtorit të ri të DAR , Ali Xhahu.

Free Traffic Exchange