A1 Report - Dita botërore e HIV-AIDS, në Shqipëri janë 671 të infektuar

2015-08-21 7

TIRANË - Në ditën botërore të HIV-AIDS edhe pse është bërë shumë për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e virusit, ende ka shumë për të bërë. Aktivitetet sensibilizuese në këtë ditë prekin drejpërdrejt qytetarët, duke i informuar rreth këtij virusi dhe rëndësinë e parandalimit të tij.

Të rinj të organizatës "Brain Storm" dhe studentë të Fakultetit të Shëndetit Publik kanë zgjedhur të ngrejnë cadra informuese me synim informim dhe ndërgjegjësimi në luftën kundër epidemisë së HIV.

Ndërsa numri i të prekurve nga kjo sëmundje po rritet, kryefjala e ditës së sotme janë fushatat për masat parandaluese, që mesa duket për shkak edhe të mungesës së informimit, janë të domosdoshme

Me apelin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara zero infeksione të reja, zero diskrimini dhe zero vdekje nga virusi, nxënës të gjimnazit "Sami Frashëri" kanë zgjedhur të sensibilizojnë duke shpërndarë mjete mbrojtëse dhe fletpalosje me informim në një nga qendrat tregtare në Tiranë. Mjekja Teuta Pipa shpjegon rëndësinë e ndërgjegjësimt tek të rinjtë si një nga grupmoshat më të prekura nga HIV AIDS

Kujdesi për parandalim duhet të vijë në çdo aspekt. Le të shërbejnë këto fjongo të kuqe si ndërgjegjësim i shoqërisë që të prekurit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse të ulen ndjeshëm.