Greqi, vrasja e 43-vjeçares, flet burri gazetar: Janka punoi te ne

2015-08-21 3

PATRA - Nesër në mëngjes, shqiptari Arti Janka, 33 vjeç, që akuzohet se ka vrarë me thikë 43-vjeçaren greke, Natalia Voutsina, do të dalë para gjykatës edhe pse ka pranuar krimin dhe është treguar i penduar. Gjykata ka lënë tre ditë afat për prokurorinë që të sjellë provat.
FLET GAZETARI GREK, BASHKESHORTI I VIKTIMES
Gazetari grek Andreas Vris, ka folur gjatë ditës së djeshme, në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij dhe faktit që Arti Janka, ka pasur lidhje me gruan e tij. Sipas tij, "nuk ka pasur grindje dhe dyert kanë qenë të mbyllur". "Ai ka hyrë nga dera e pasme që ishte e hapur dhe e ka vrarë në gjumë gruan time, duke e goditur me thikë, në shpinë dhe në qafë."

Gazetari Adreas Vris, tregon se shqiptari ka punuar tek ata, dy vite më parë për rreth një javë. "Ai punoi tek ne për 5 ditë kur ndërtuam dyqanin dhe gruaja ime nuk kishte lidhje me të" thotë gazetari grek. Sipas tij, askush nuk ka dëgjuar gjë, gjatë kohës kur ka ndodhur krimi i rëndë.

"Arti Janka nuk ka jetuar asnjëherë me ne. Ndoshta është ngatërruar me një mikun tonë tjetër, po shqiptar i cili është shumë i afërt me ne. Ne nuk kishim të bënim aspak me këtë njeri", vazhdon rrëfimin e tij, gazetari grek, për kanalin televiziv Star.

Gjatë marrjes në pyetje, në orët e vona të ditës së krimit (të premten 29 nëntor 2013), ai ka treguar se, pas krimit ka dashur edhe ti japë fund jetës. Gjatë hetimeve, policia ka gjetur edhe një tel, ku mendohet se ai ka tentuar që të varë veten.

Free Traffic Exchange