Kosova sot voton për zgjedhjen e kryetarëve të 25 komunave

2015-08-21 0

PRISHTINE - Sot Kosova zgjedh në balotazh kryetarët e 25 nga 38 komunat e Kosovës, pasi në raundin e parë në 3 nëntor u zgjodhën vetëm në 13 komuna, ku u kalua 50 përqindëshi i nevojshëm i votave. Në balotazh garojnë 50 kandidatë, në secilën komunë dy kandidatët që fituan numrin më të madh të votave në raundin e parë.

Në zgjedhjet e balotazhit në 1 dhjetor numri i votuesve është 1 371 524, për të cilët do të jenë të hapura 1 816 vendvotime në 594 qendra, që nga ora 7 deri në orën 19. Po ashtu, nesër do të ketë edhe rivotim, në një komunë në veri të Kosovës, atë të Zveçanit, sipas vendimit të KQZ-së që të përsëris votimin në tre vendvotime atje