Nesër në 25 komuna të Kosovës zhvillohet rreth I dytë I zgjedhjeve locale. Partia Demokratike e kryeministrit Hashim Thaçi garon në 12, Lidhja Demokratike e Kosovës në 15, kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që janë edhe kandidat të Lidhjes Demokratike të Dardanisë votën e kërkojnë në gjashtë komuna, Aleanca Kosova e Re në dy, ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje sikurse edhe Iniciativa Qytetare e Malishevës garojnë vetëm në një komunë, në Prishtinë dhe në Malishevë. Në gjashtë komuna të tjera garojnë parti të minoritarëve, kryesisht serbe. Gjatë balotazhit vëmendja është përqendruar në Prishtinë, ku për kryetra komune garojnë Isa Mustafa i LDK-së dhe Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes. Në qendër të interesimit janë edhe Gjakovë, përkatësisht gara ndërmjet kandidates së AKR-së, Mimoza Kusari-Lila dhe atij të AAK-së, Palë Lekaj dhe Peja ku garojnë Gazmend Muhaxheri i LDK-së Ali Berisha i AAK-së.Kosova ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e raundit të dytë zgjedhor pas trazirave që ndodhën gjatë raundit të 3 nëntorit në 3 komuna në veri të Mitrovicës, ku banorë serbë lëshuan gaz lotsjellës në 3 qendra votimi duke djegur fletët e votimit. Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, krerë të partive dhe zyrtarë të autoriteteve për sigurinë në vend kanë bërë thirrje për mbajtjen e një procesi të qetë votimi dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të raportojnë për shkeljet në këtë proces. Valmir Kuçi