Kështu kalo" />
Kështu kalo"/>

'Buxheti' arenë përplasjeje mes pozitës dhe opozitës

2015-08-21 0

"Amendamenti nuk pranohet", u shpreh Zoran Stavreski, ministër i Financave.

Kështu kaloi diskutimi dhjetëditor në Komisionin mbi amendamentet për buxhetin e vitit të ardhshëm. Diskutimi përfundon sonte në mesnatë, e më pas propozim-buxheti do të gjendet në seancën plenare. Gjatë dy javëve të kaluara, nga gjithsej 682 amendamente të paraqitura, deputetët shqyrtuan rreth 300, kurse pushteti pranoi deri në orët e pasdites, vetëm dy amendamente opozitare. Për më shumë se gjysmën e amendamenteve nuk do të ketë kohë për të debatuar. Para mesnatës kur të përfundojë koha e diskutimit në Komision, për amendamentet e mbetura thjesht do të praktikohet procedura e votimit, po ose jo. Edhe sot deputetët e pushtetit dhe opozitës haheshin lidhur me shpenzimet joproduktive.

"Pra, sa herë që paraqesim amendamentet, zërat nga të cilët dëshirojmë të tërheqim para' apo mendojmë se nuk duhet të jepen para', janë të holla për shpenzime joproduktive të kësaj Qeverie, janë para për reklama dhe fushata, para' për shëtitje nëpër botë dhe për të tjera, për fasada, ndërtesa, anije...", tha Orçe Pançev, LSDM.

"Nëse më herët do ishte kryer gjithçka, normalisht që tani nuk do të kishte nevojë për kaq shumë projekte të hapura, projekte të cilët duhet të bëhen", u shpreh Silvana Boneva, VMRO-DPMNE.

Ndërkaq, gjatë diskutimit në Komision, deputetët e PDSH-së opozitare shumë herë përsëritën se propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është kundër shqiptarëve, ndërsa nga BDI vazhdimisht theksonin se paratë dhe projektet nuk mund të ndahen mbi në baza nacionale. Përveç kësaj, deputetët e opozitës iu përplasën me pushtetin, edhe për miratimin e vitit të kaluar të buxheti, që prodhoi edhe krizën disamujore politikë. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange