Njerëz të artit e kulturës, ardhur nga Evropa e Amerika janë mbledhur mbrëmë nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, për të festuar Natën e Bardhë.
Ajo çka u bë me dije nga vetë kryeministri Rama në postimin e tij në facebook është se ishte një mbrëmje ku ishte folur për rimëkëmbjen e prodhimit artistik e kulturor në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq. Kryeministri Rama ka organizuar një darkë për ta ku ka pasur dhe këngë dhe valle popullore.
Madje kur në sfond vihet kënga "Kush kërcen Napoloni" , valles i është bashkuar dhe vetë kryeministri Rama.