Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, polemika mes pushtetit e opozitës

2015-08-21 0

Vlerësime kundërthënëse mes shumicës parlamentare dhe opozitës rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhorë. Për të parët ndryshimet përfshijnë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHIR dhe garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, derisa opozita vlerëson se është bërë shumë zhurmë për asgjë. Renata Deskoska nga LSDM-ja ndryshimet i cilëson si ndryshime kozmetike të cilat janë larg standardeve që kërkon OSBE-ja.

"Ne mendojmë që të arrijmë një konsensus më të gjerë për Kodin Zgjedhor që është e një rëndësie të veçantë, pasi që përveç propozim ligjit subjektet politike janë ata që garojnë dhe këtu shprehim vullnetin, gatishmërinë e ministrisë së drejtësisë gjegjësisht të qeveris së Maqedonisë për një qasje transparente dhe konsensuale për çështje ku buron edhe çështje zgjedhore dhe legjitimiteti prej secilit cikël zgjedhor që del qofshin ato lokale, parlamentare apo presidenciale", u shpreh Blerim Bexheti ministër i drejtësisë.

"Në propozimin e ministrisë së drejtësisë janë paraparë zgjidhje për problemet dhe rekomandimet që i dha OSBE dhe ODIHIR. Janë definuar disa zgjidhje të caktuara. Mendoj se është bërë një hap para drejt implementimit të gjitha rekomandimeve të OSBE ODIHIR", tha Nikolla Todorov, VMRO-DPMNE.

"Ky propozim ligjor që na u prezantua nuk i implementon rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHIR-it dhe nuk jep garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike në Republikën e Maqedonisë. Në rast se e shihni tekstin do të vëreni se një pjesë e dispozitave të propozuara janë vetëm kozmetike dhe nuk përmirësojnë tekstin ligjor. Shumë prej tyre janë konfuze, të paqarta dhe do të paraqesin paqartësi shtesë në zbatimin e zgjedhjeve", deklaroi Renata Deskoska, LSDM.

Ndërkohë përfaqësuesi i BDI-së Abdylaqim Ademi njoftoi se ndryshimet parashohin edhe identifikimin e votuesve përmes aparateve elektronike, mirëpo sipas tij kjo fillimisht do të jetë si pilot projekt derisa nga viti 2019 të mund të futet në zbatim të plotë.

"Rekomandimet e OSBE-ODIHR edhe për zgjedhjet e vitit 2011 dhe 2013 janë të inkorporuar në propozimin e ministrisë së drejtësisë dhe kjo do të thotë se ne dalëngadalë po e bëjmë kodin zgjedhor më të përkryer por gjithashtu bëjmë tekst I cili edhe mund të implementohet në praktikë. Përveç rekomandimeve të OSBE-ODIHR ka edhe tjera propozime të cilat ne do t'i përkrahim veçanërisht ajo që ka të bëj me zvogëlimin e numrit të votuesve në një vendvotim që në të ardhmen do të jenë më pak se 1000 votues dhe kjo sigurisht që do të reflektoj në efikasitetin e procesit zgjedhor", u shpreh Abdylaqim Ademi, BDI.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhorë duhet të implementohen me konsensus. Edhe përkundër kësaj takimi i sotëm u bojkotua nga partia më e madhe opozitare shqiptare, PDSH. Ndryshimet e prezantuara veç tjerash parashikojnë ndalesa edhe për krerët komunal që të përurojnë objekte gjatë fushatës zgjedhore si dhe kufizime për donacionet për personat fizikë jo me shumë se 5 mijë euro ndërsa për ata juridik jo më shumë se 5 për qind nga të ardhurat. Bedri Rex...