A1 Report - Greqi, shqiptari vret të dashurën greke, gruaja e një gazetari

2015-08-21 5

PATRA - Vret të dashurën greke në banesën e saj dhe më pas shkon e dorëzohet vetë në polici. Kjo është ajo që ka bërë një shqiptar 33-vjeçar, mëngjesin e sotëm në qytetin e Patras në Greqi.

Viktima Natalia Voutsina, 43-vjeçare ishte pronare e bar-kafeje në këtë qytet dhe nënë e një vajze 10-vjeçare. Ajo ishte edhe bashkëshortja e një një gazetari të njohur grek në qytetin e Patras.

Burime nga policia greke, kanë bërë të ditur se, 33-vjeçari shqiptar, kishte më shumë se 1 vit e gjysëm që punonte për greken 43-vjeçare, ndërsa kishin krijuar edhe një lidhje bashkë.

Krimi ka ndodhur në banesën e grekes, mëngjesin e sotëm kur shqiptari kishte shkaur. Policia thotë se, ka gjetur edhe shenja dhune në banesë, fakt prej të cilit kanë arritur të kuptojnë se ka pasur një përleshje mes tyre.

43-vjeçarja greke, është qëlluar disa herë me thikë në shpinë ndërsa ka marrë plagë edhe në kraharor. Autori i krimit ka shkuar vetë në polici dhe në duar kishte gjak.

Menjëherë policia ka rrethuar banesën e krimit, që ndodhej pranë stacionit të vjetër të trenit dhe ka nisur hetimet. Shqiptari mësohet se, kishte punuar në banesën e çiftit dhe në lokalin e tyre.

Në skenën e krimit kanë mbërritur krerët më të lartë të policisë së Patras, bashkë me drejtuesit e lartë të qytetit ku ka ndodhur edhe krimi i rëndë. Deri më tani mendohet se krimi ka ardhur për shkaqe xhelozie.