BERAT- Një repart druri që prodhonte arkivolë është përfshirë nga flakët në lagjen Uznovë të Beratit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në biznesin në pronësi të Luan Hasantarit.
Makinat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por korrespondenti ynë informon se Marko Diko zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe punonjësit e repartit janë evakuar.