A1 Report - Dogana greke s'lejoi Kreun e ISSH të kalonte, u la pas ndërhyrjes

2015-08-21 9

KORÇË - Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Braho, ka mundur të kalojë në territorin grek pas ndërhyrjes së ministrit Tahiri, konsullit shqiptar në Greqi dhe Shpëtim Idrizit.

Në tentativën e parë, Braho u refuzua nga pala greke. Drejtoresha e ISSH, Vjollca Braho, ka qenë duke kaluar kufirin në Kapshticë, kur policia doganore greke e ka ndaluar. Vjollca Braho është anëtare e kryesisë së PDIU dhe duket se fakti që ajo është çame është ndaluar në kufi edhe pse udhëton me pasaportë shërbimi.

Drejtoresha Braho ka deklaruar se ka qenë bashkë edhe me 15 persona të tjerë, ndërsa vetëm ajo është ndaluar në doganë pa i dhënë asnjë arsye.

Duke folur për A1 Report, Braho ka treguar edhe gjithë ngjarje. Sipas saj, arsyeja e ndlaimit të saj, ka qenë thjeshtë fakti se, ajo është çame dhe një ndër drejtueset e larta të PDIU.

Duke folur në lidhje telefonike për A1 Report, Braho tha se, "arsyeja e ndalimit është e qartë. Unë jam kryetarja e forumit të gruas të PDIU dhe anëtare kryesie. Ishim 15 veta, 14 persona kaluan unë jo. Më thanë që pas verifikimeve dhe me urdhër të komandatit mund të kalosh".

Braho tregon se pas kësaj ngjarjeje ka kërkuar kthimin e pasaportës, ndërsa ka treguar se edhe pse ka treguar se është drejtoreshë e ISSH, sërish nuk është lejuar të kalojë. "Pas kësaj unë i kërkova pasaportën e shërbimit dhe ata më thanë që nuk do të ta japim. Pas kësaj i thashë që jam edhe drejtoresha e ISSH, por ata më thanë që, le të jesh kush të duash por vetëm me urdhër të komandantit kalon".

Braho tha se, ka telefonuar kreun e PDIU-së dhe pas ndërhyrjes së ministrit Tahiri i është kthyer pasaporta. "Me ndërhyrjen e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe me të ministrit Tahiri mua më është kthyer pasaporta e shërbimit". "Edhe pse me vendlindje në Tiranë, grekët e dinë se kush janë drejtuesit e lartë të çamëve", tha për A1 Report, drejtoresh e ISSH-së, Vjollca Braho.