A1 Report - Merr fund arratisja, kapet në Greqi dhe i fundit

2015-08-21 5

Pas 7 ditësh rikthehen në qeli 7 të arratisurit e burgut të Drenovës në Korçë. Policia greke njoftoi sot në mëngjes arrestimin e Eduard Lulos, dhe Reis Haxhirajt , dy të arratisurve të fundit të grupit prej 7 të burgosurve të cilët mbrëmjen e 23 nëntorit arritën të arratiseshin nga burgu me një plan të mirëorganizuar. Fillimisht në mëngjes (07:30) u njoftua arrestimi në pyll i Eduard Lulos, jo shumë larg vendit ku u kap mbrëmë, i arratisuri tjetër, Gëzim Toma. Lulo nuk ka qenë i armatosur dhe nuk ka bërë rezistencë në momentin kur u prangos nga policia. Disa orë më pas (ora 10:17 ) u njoftua dhe arrestimi i të arratisurit të fundit Reis Haxhiraj. Ai u kap në Kostur të Greqisë Gëzim Toma u arrestua dje pas një përleshjeje me armë me policinë greke, 27 km larg kufirit me Greqinë, në mes të fshatit Elaptora. Nga përleshja ai kishte mbetur i plagosur. Mwenjëherë përmes një postimi në Twitter Kryeministri Edi Rama përgëzon ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit si dhe bashkëpunimin me policinë greke.