A1 Report - Rama: Didi ka shërbyer në policinë e shtetit, Ristani: Jep shpjegime për emërimin

2015-08-21 0

Në interpelancën e mbajtur me kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimet në Polici, të kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, kreu i qeverisë tha se Drejtori i Policisë Artan Didi, plotëson kriteret, duke shtuar se "Ka shërbyer në Policinë e Shtetit".

"Vërtet ligji është fare i qartë, dhe sidomos i thënë nga parafolësi del në pah se një ligj i qartë nuk mjafton, por duhet qartësi në leximin e ligjit. Ju kërkoj ndjesë autorëve të interpelancës, për kohën limit në të cilën unë po jap përgjigjet dhe kjo jo për mungesë vullneti, por për arsye objektive, mungeseë në seancë, që janë të lidhur me mospraninë fizike në territorin e Shqipërisë.

I mirëkuptoj edhe ata që janë ankuar për vonësen por ndërkohë në parlament pret një interpelancë prej një viti që paraaardhësi im nuk i ka dhënë përgjigje, dhe nuk ka kohë t'i japë përgjigje.

Artan Didi ka shërbyer në policinë e shtetit", tha kryeministri Rama.

Ristani-ramës: jep shpjegime per emerimin e Artan Didit
Në interpelancën e kërkuar nga Partia Demokratike, kërkohet shpjegime për emërimet në polici. Në prezantimin e pyetjeve të bëra nga deputeti i PD, Arben Ristani, kryeministrit i është kërkuar të japë shpjegime për emërimin e Artan Didit. Sipas Ristanit, "Didi nuk plotëson kriteret, s'ka arsimin e duhur".

Free Traffic Exchange