A1 Report - Përplasje Topalli-Xhafaj: Në KLD Nishani çerdhe nepotizmi

2015-08-21 0

TIRANE- Seanca e cila në rend të ditës kishte mocionin për debat mbi çështjet e integrimit evropian të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është kthyer në arenë të fortë debati mes mazhorancës dhe opozitës.

Partia Demokratike ka paraqitur një rezolutë ku i bëhet thirrje Parlamentit Europian të miratojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Të gjithë deputetët janë dakord me rezolutën por debatohet për reformat në sistemin e drejtësisë. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj akuzoi presidentin Bujar Nishani se ka kthyer KLD-në në çerdhe nepotizmi dhe klientelizmi dhe duhet një reformë e rëndësishme dhe tërsësore në këtë sistem.

Nga ana e saj opozita e cilëson të papranueshme sulmin. Deputetja e PD-së Jozefina Topalli akuzon se mazhorancën se me këto sulme po kërkojnë t'i dërgojnë BE-së mesazhin për heqjen e Presidentit, shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese dhe heqjen e Gjykatës së Lartë.

Ish kryeministri Berisha tha se Rama po vendos një shtet policor. Debate të ashpra dhe mes Berishës dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Free Traffic Exchange