Në Maqedoni sot mbillen pesë milionë fidane

2015-08-21 3

Sot në mbarë vendin janë mbjell 5 milionë fidanë në kuadër të aksionit "Dita e drurit- mbjelle ardhmërinë tënde". Në aksionin që mbahet për të 12 herë me radhë nën moton "Mbjell shëndet! Mbjell ardhmëri të shëndetshme", krerët e shtetit bashkë me qytetarët mbollën fidanë në parqe, shkolla dhe çerdhe. Aksioni u zhvillua në mbarë vendin, në 1200 hektarë edhe përkundër motit të ftohtë që e kaploi vanadin. Sipas autoriteteve të ndërmarrjes "Pyjet e Maqedonisë", kushtet e këtilla atmosferike janë ideale për pyllëzim të suksesshëm.

"Bora aspak nuk është e keqe kur bëhet pyllëzimi. Pra, ne nuk mbjellim lule, por fidanë të cilëve u nevojitet lagështi. Moti është ideal, është ngrohtë, në këso kushte mbjellën. Pra, druri patjetër të ndërpresë me ciklin vegjetativ për t'u pyllëzuar, gjendja tash është e tillë, dhe ju vetë mund të shihni se toka është e thatë. Pra, nevojitet lagështi dhe këtyre ditëve janë paralajmëruar të reshura shiu dhe bore që do garantojë kushte për këtë që mbjellim të ketë sukses", tha Zharko Karaxhovski, drejtor i "Pyjet e Maqedonisë".

Mesatarja e fidanëve të mbjella deri më tani, prej se filloi fushata për mbjelljen e tyre është 61% i suksesshëm, kurse sipas mesatares evropiane, mbjellje e suksesshme konsiderohet kur 35% e fidanëve fillojnë të rriten. Organizatorët e aksionit ishin të kënaqur nga pjesëmarrja dhe masiviteti.

"Me çdo fidan të mbjellë në këtë aksion ne kemi mbjellë shëndet. Sot të gjithë së bashku dëshmuam se sa mund të jemi të fuqishëm, energjik, me dashuri të madhe ndaj Maqedonisë, por edhe ndaj planetit tokë, për shkak se mbretëron një atmosferë e përkryer në teren, ka shumë energji dhe moti është aleati jonë dhe bora madje është miku jonë", u shpreh Kristina Nikollovska, shefe e fushatës së ditës së drurit "Mbjelle ardhmërinë tënde".

Aksioni i parë i ditës së drurit u zbatua më 12 mars 2008 dhe atëherë u mbollën 2 milionë fidanë. Deri më tani në 12 aksione janë mbjellë 51, 432,310 fidanë. Aksioni kushton prej 50 deri 70 milion denarë. Bojana Simonoviq