TIRANE- Kuvendi ka nisur seancën ku po diskutohet mocioni për debat mbi çështjet e integrimit evropian të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike ka paraqitur edhe një rezolutë ku i bëhet thirrje Parlamentit Europian të miratojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Gjatë seancës pati debat dhe për Presidentin.
Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj sulmon presidentin e Republikës Bujar Nishani se po provokon mazhorancën me emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë ndërsa KLD është kthyer në çerdhe nepotizimi dhe klientelizmi. Nga ana e saj deputetja e PD-së Jozefina Topalli në replikë tha se është e papranueshme dhe e dënueshme të sulmohet Presidenti në Parlament.