A1 Report - Reshjet e dendura të borës probleme në zonat e thella në veri e juglindje

2015-08-21 4

TIRANE- Reshje të dendura të borës kanë shkaktuar probleme në veri dhe juglindje të vendit, simodos fshatrat dhe komunat e thella. Reshjet kanë bllokuar fshatra në Mirditë dhe Pukë. Policia bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë në akset rrugore.

Në rrethin Mirditë, reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar problem në komunën Kaçinar, ku jetojnë rreth 1700 banorë. Kryekomunari Petrit Bardhi thotë se janë bllokuar 6 fshatrat e komunës dhe trashësia e borës arrin në 30 cm.
Në Pukë, reshjet e dendura të borës kanë bllokuar fshatra e thella. Ka vështirësi qarkullimi në aksin Fushë Arrëz-Qafa e Malit, Fushë Arrëz-Gjegjan, Fushë Arrëz-Pukë. Në
komunat Blerim, Iballë dhe Fierzë trashësia e borës arrin në 20 cm dhe prej një jave janë pa energji elektrike për shkak të djegies së transformatorit.

Në Malësinë e Madhe, aksi Selcë-Vermosh kalohet me vështirësi. Ndërsa aksi Bogë -Theth, në Qafen e Thores është i bllokuar nga bora. Edhe rruga që lidh Shkodrën me Dukagjinin është e bllokuar.
Reshjet e bores kanë shkaktuar problem edhe në rrugën e Kombit. Në aksin Kukës-Tuneli i Kalimashit ka rënë 25 cm borë dhe 6 borëpastruese po punojnë për të mbajtur rrugën hapur. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë në akset rrugore. Akset janë kalueshme por lëvizja bëhet me vështirësi.

Në Kukës reshjet e bores kanë shkaktuar problem edhe në rrugën e Kombit. Në aksin Kukës-Tuneli i Kalimashit ka rënë 25 cm borë dhe 6 borëpastruese po punojnë për të mbajtur rrugën hapur. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë në akset rrugore. Akset janë kalueshme por lëvizja bëhet me vështirësi.