A1 Report - Arratisja, 3 të burgosurit do hipnin në tren pas makinave me targa 'z'

2015-08-21 4

Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri, kishin organizuar gjithçka për të shmangur postoblloqet e ngritura nga policia në segmentin rrugor Korçë-Elbasan. Të tre kishin dijeni se çfarë masash po marrte policia në bllokimin e rrugëve, pasi çdo gjë e dëgjonin në radjon e kasetafonit të makinës, me të cilën udhëtonin. Për të shmangur kontrollet e një pas njëshme që bëheshin në aksin rrugor Korçë-Elbasan, të tre organizatorët e arratisjes nga burgu i Drenovës, kanë vendosur të braktisin makinën dhe të kalojnë në zonën malore, duke dalë në afërsi të shinave të trenit në tunelin e Qafë-Thanës.

Plani i tyre ishte të gjenin strehim në magazinat që ndodhen në zonën industriale të Prrenjasit, prej nga do të lartgoheshin më pas duke hipur në trenin e udhëtarëve. Gazeta "Shqiptar.com" ka mësuar pranë grupit hetimor se vetë tre të arratisurit gjatë marrjes në pyetje, kanë pohuar se moskalimi i trenit në atë zonë, ka sjellë dhe izolimin e tyre në një magazinë, ku më pas policia ka shkuar dhe ka bërë arrestimin. Sipas prokiurorisë së Korçës, të arratisur s'kishin dijeni për heqjen e trenit në këtë linjë.