Deklarata e Uollersit në të mirë të Maqedonisë

2015-08-21 1

Deklaratat e një ditë më parë të ambasadorit amerikan Poll Uollers mbi çështjen e identitetit u komentua edhe nga eksponenti i BDI-së në qeveri, zv/kryeministri Fatmir Besimi. Ai tha se Uollers, është nisur nga vlerat që kultivohen në vendin e tij, dhe me qëllimin e mirë, si një mik i maqëdonisë. Një ditë më parë, Uollers, në një deklaratë krejtësisht ndryshe deri më tani, sugjeroi që qytetarët e Maqedonisë, të mos i kthejë sytë prapa tek e kaluara, por të ndjekin vizionin e të ardhmes së përbashkët, bazuar pikërisht në ato vlera që i mban bashkë gjithë qytetarët. Ai apeloi madje për zgjim më të madh të shoqërisë civile, si dhe fleksibilitet më të madh nga forcat politike.

Vlerësimet e tyre, mendimet e tyre dalin nga përvoja amerikane dhe nga një vendi partner strategjik i Maqedonisë. Vlerësoj se ato opinione janë dhënë në interes më të mirin të së ardhmes së Maqedonisë duke promovuar respekt të ndërsjellë ashtu siç promovohen konceptet e demokracisë dhe lirisë në SHBA, ashtu siç janë vlerat në Evropën Perëndimore ashtu të jenë edhe vlerat që do të ndërtohen për një të ardhme të përbashkët dhe të zhvilluar për vendin dhe rajonin në BE dhe NATO", deklaroi Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane. Alsat-M