Nerashtë: Banorët të ngopur nga politika, të etshëm për ujë

2015-08-21 2

Kreu i Komunës së Tearcës Isen Asani ka refuzuar të komentojë kundërpërgjigjen e një dite më parë të ministrit të Ambientit Jetësor Abdilaqim Ademi mbi bllokimin e punimeve të ujësjellësit të këtij rajoni. Asani u përgjigj përmes telefonit se nuk ka nevojë për deklaratë tjetër sepse problem do kapërcehet shpejt. Por ndërsa Ministria e Ekologjisë dhe komuna e Tearcës akuzojnë njëra tjetrën, banorët kërkojnë që projekti i ujit të pijshëm të përmbyllet me sukses.

"Me ujin kemi problem që moti, mirëpo tani kemi shpresa dhe mendojmë të na ndihmojnë sepse të gjithë njerëzit janë të sëmurë nga ky ujë. Ata kanë has në mosmarrëveshje po ne nuk kemi mundësi të ndikojmë tek ata vetëm ju bëjmë apel që ujësjellësi sa më shpejtë të rregullohet".

"Ne si banorë të fshatit nuk na interesojnë këto çështje mirëpo ne si banorë jemi të interesuar që të kemi ujë të pijshëm, sepse jeni në dijeni se ne që moti ujë të pijshëm nuk kemi dhe uji është jo i pijshëm, por ata çka kanë mes veti Ministria dhe Kyetari i komunës por neve na intereson të kemi ujë të pijshëm".

Të njëjtin mendim ndanë edhe kreu i Bashkësisë lokale të Nerashtit, i cili porositi pushtetin qendror dhe atë lokal, që të zgjidhin sa më parë këtë problem, pasi uji që përdorin aktualisht banorët e këtij rajini është i ndotur.

"Problem i ujit ka tejkaluar tashmë, të gjitha pritjet dhe është problem që do zgjidhur sa më parë, por kjo punë ende zvarritet dhe më duket se nuk ka fund. Unë ju falënderoj shumë që keni ardhur dhe ky letë jetë një shkas që ky problem të zgjidhet. Mes veti ata le të bëjnë çka të duan vetëm ky problem të zgjidhet sepse të dy kanë dhënë betimin se kjo punë do financohet nga ministria dhe Komuna e Tearcës", deklaroi Hazir Mustafa, kryetar i BL-së, Nerashtë.

Një ditë më parë, ministri i Ambientit Jetësor Abdylaqim Ademi, duke komentuar deklaratën e kreut të Komunës së Tearcës Isen Asani për gjoja mungesë fondesh për përfundimin e projektit, ka deklaruar se Ministria e ka shlyer borxhin e saj ndaj projektit me 70 % të parave. Ademi kërkoi nga kreu i komunës së Tearcës që të punojë më shumë, dhe të merret më pak me deklarata. Bashkim Sulejmani