A1 Report - Studimi, mësuesit dajak nxënësve më shumë në Shkodër dhe Vlorë

2015-08-21 2

TIRANË - Kush të rreh të do. Duket se për mësuesit shqiptarë kjo vazhdon të jetë ende formula me të cilën ata tentojnë të displinojnë nxënësit. Një studim i Unicef ka nxjerrë në dritë se 54.7 % e nxënësve raportojnë se mbi ta, gjatë orës së mësimit, ushtrohet dhunë psikologjike por edhe fizike.

Kjo atmosferë ka bërë 38 % e nxënësve të mos kenë dëshirë të shkojnë në shkollë. Pikërisht për të zbutur këtë fenomen, Unicef po aplikon që prej vitit 2011, projektin Combi, ku tentohet të edukohen mësuesit me një formë të re sjellje ndaj nxënësve

Nxënësit në zonat urbane raportojnë më shumë dhunë 54.7 për qind se sa ata në zonat rurale, 46.8. Qytetet e Shkodrës dhe Vlorës kanë shkallë më ta lartë raportimi të dhunës me 64 për qind, Librazhdi më pak 37 për qind.

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, ka kërkuar nga mësuesit, por edhe i gjithë komuniteti që të sjellin një mentalitet të ri në edukimin e nxënësve

Të bërtiturat, epitet fyese, shkuljet e veshit, por edhe pickime e goditje, janë format e dhunës më të shpeshta që kanë raportuar 40 miëj nxënës në të gjithë vendin.

Free Traffic Exchange