A1 Report - Veliaj: Kush merr kot asistencë sociale, në ndjekje penale

2015-08-21 0

TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, ka sqaruar incidentin e ndodhur gjatë vizitës së tij në Luginën e Preshevës.

I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", ministri Veliaj tha se gjatë vizitës së tij pati disa ndryshime protokollare nga autoritetet serbe, por që u sqarua.

Ndërkaq, ministri Veliaj është ndalur tek angazhimet që synon të ndërmarrë qeveria shqiptarë sa i takon arsimimit dhe punësimit të të rinjve të Luginës së Preshevës.


I pyetur lidhur me çështjen e lëndëve kimike të Sirisë, të cilat nuk u pranuan në Shqipëri, ministri Veliaj tha se situata e krijuar, tregoi "shenja qytetarie, si nga kryeministri, që dëgjon popullin, ashtu edhe nga qyetarët".

Veliaj foli dhe për skemën e re të ndihmës sociale, dhe paralajmëroi "Kush e ka marrë në mënyrë të padrejtë të mos e bëjë më se do t'i vijë kallzimi në prokurori. Të tjerët të shkojnë e të japin vërtetësinë maksimale, të gjitha do verifikohen."

Free Traffic Exchange