A1 Report - Sequi: Reforma në administratë e rëndësishme, të jetë e papolitizuar

2015-08-21 2

TIRANE- Ambasadori i BE-së Ettore Sequi thotë se administrata duhet të jetë e qëndrueshme e paanshme dhe e papolitizuar. Në kohën kur Shqipëria përballet me sfida të reja, reforma në administratë është e rëndësishme.

"Dua të kujtoj elementin e 6-të që është reforma në administratën publike, një element mjaft i rëndësishëm themelor. Administrata publike duhet të jetë e qëndrueshme, e paanshme dhe e papolitizuar"- tha ambasadori sot paradite në një takim për reformën administrative që u zhvillua në ministrinë e Punës.

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe administratën Puliblike Milena Harito foli për angazhimin e qeverisë për reformimin e kësaj administrate, një tjetër element kyç për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ministrja Harito informoi për 4 draftet e para të akteve nënligjore të ligjit nr. 152/2013 "Pe?r ne?pune?sin civil" të cilat janë bërë publike dhe do të diskutohen me grupet e interest. Deri tani janë përgatitur katër draft aktet e para të cilat lidhen me rekrutimin, përshkrimin e punës dhe klasifikimin e punëve, regjimin juridik të trupës së nivelit të lartë drejtues si dhe procedurat e planifikimit vjetor për pranim në shërbimin civil.

"Ligji forcon punësimin e shërbimit civil, duke e rritur dhe numrin e administratës nga 6000 në 20 mijë nga prill i 2014 , forcon parimin e emërimit si nëpunës civil. Katër draftet e para kanë përfunduar. Po punohet me aktet nënligjore nga grupi i punës që është ngritur që në shtator të vitit 2013 dhe konsultimet me grupet e interest do të vazhdojnë brenda 30 dhjetorit"- tha Harito.

Free Traffic Exchange