PERMET - Ai duhet të dorëzohet dhe të vuajë dënimin pasi e meriton. A1 Report dhe Shqiptarja.com kanë shkuar në banesën ku jetonte Eduart Lulo, njërit prej të arratisurve nga burgu i Drenovës në Korçë, 2 netë më parë. Familja e tij është zhvendosur që prej arrestimit dhe dënimin e Eduart Lulos, i akuzuar për vjedhje me pasojë vdekjen.
Ndërkohë banorët e fshatit ku ka jetuar Lulo shprehen se, familja e Lulos njihej si e rregullt në këtë zonë, ndërsa shprehen kundër arratisjes së tij nga burgu i sigurisë së lartë.
Sipas banorëve Eduart Lulo, njihej në fshat, si person problematik pasi disa herë ishte shndërruar në një person që krijonte probleme të shumta. Vrasja e të zotit të shtëpisë nga ana e tij në tentativë për ta grabitur tronditi banorët e fshatit dhe sipas tyre pas veprimit që ai kreu duhet të marrë dënimin që meriton.