KORÇË -- Tre të burgosur kanë mbetur ende në arrati, pasi tre prej tyre janë vënë në pranga në orën 12:45 minuta të ditës së sotme, ndërsa i katërti mbrëmjen e djeshme. Ata u arratisën mbrëmjen e djeshme nga burgu i Drenovës, Korçë.
Të arrestuar janë: Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri dhe Artur Gora. Ndodhen në arrati, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduard Lula. Policia dyshon se, të arratisurit ishin ndarë në dy grupe, ai i shkodranëve dhe një dibrani dhe grupi i dytë është i dy të burgosurve të tjerë nga jugu. Gjenden dy makina
Deri tani policia ka ndaluar 6 persona si të dyshuar që kanë ndihmuar arratisjen e të burgosurve nga qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë. Të gjithë personat e ndaluar nuk janë banues apo të kenë ndonjë lidhje gjaku në rajonin e Korçës. Në edhe pranga organizatorët, Altin Lami, Olsi Maçi dhe Albi Meçini.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme ka vënë një shpërblim prej 5 mijë eurosh për çdo person i cili jep informacione në lidhje të burgosurit e arratisur. Ndërkaq mëngjesin e sotëm janë gjetur edhe dy makina, me të cilat kanë lëvizuar të dënuarit gjatë natës. Makinat janë gjetur të braktisura.