Gjatë tri viteve të fundit në Maqedoni kanë ndodhur mbi 12 500 incidente në komunikacion. Vetëm brenda 3 javëve ka pasur afro 10 viktima, derisa Jankullovska dhe MPB-ja flasin për kulturë në komunikacion. Nga LSDM-ja opozitare kërkojnë llogari nga Ministria e Brendshme gjegjësisht kërkojnë se për sa raste të cilat kanë përfunduar tragjikisht, shkaktar ka qenë infrastruktura e keqe e rrugëve. Sipas LSDM-së, indikator se sa në çfarë gjendje janë rrugët flet fakti se në Maqedoni ka gjithsejtë 169 pika të zeza.
"Gordana Jankullovska është partneri i Nikolla Gruevskit në krijimin e politikave katastrofale me të cilat investohet më muze dhe përmendore në vend në mbrojtjen e jetëve të qytetarëve. Kjo qeveri për 7 vjet arriti të ndërtoj 7 kilometra autostradë. Madje vetëm në viti e 8 të sundimit, pasiqë e shndërruan Maqedoninë në një birë të zezë të trafikut në Evropë dhe Ballkan, premtojnë autostrada dhe atë me huamarrje nga Kina", u shpreh Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së. Alsat-M