Skandali/ Ku shkuan 57 mln € të invalidëve? Ja dokumentet

2015-08-21 1

Në rast se shteti nuk është në gjendje prej disa muajsh të paguajë ndihmën ekonomike për invalidët dhe kategoritë e tjera që trajtohen me të, kjo ka ardhur si pasojë e bllokimit të fondeve përkatëse të buxhetit të shtetit nga ish-ministri i Financave Ridvan Bode. Kjo del nga dy dokumente, që janë pjesë e letërkëmbimit midis zyrtarëve të lartë të ministrisë së Çështjeve Sociale dhe asaj të Financave.

Viti 2012
Vështirësitë lidhur me përmbushjen e detyrimit ligjor nga ana e shtetit për kategorinë e njerëzve me aftësi të kufizuar kanë nisur që një vit më parë. Më 28 qershor të vitit të kaluar. Letra e firmosur nga ish-ministri Spiro Ksera njofton Financat se, gjatë hartimit të planit buxhetor afatmesëm nga ministria e tij, ishte parashikuar një shifër prej 19.4 miliardë lekësh për pagesë të personave me aftësi të kufizuar, por Financat u dhanë për 2012-ën 12 për qind më pak fonde. Si pasojë, ministrisë së Kserës i munguan fondet për kompensimin e energjisë elektrike e telefonave, si dhe për investimin në qendrën kombëtare të romëve, që ishte edhe një rekomandim i BE.

Viti 2013
E njejta situatë përsëritet edhe këtë vit, kur në 8 korrik është dërguar letra nga ana e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Punës Ilir Ibrahimi, në të cilën theksohej se deficiti ishte thelluar edhe më tej. Në fondin përkatës për personat me aftësi të kufizuar kishte 20 për qind më pak lekë se sa nevojitej, ose 30 milionë euro më pak.
Ndërkohë, me detyrimet e bartura, deficiti ishte edhe më i madh se kaq, konstatonte Ibrahimi, sipas të cilit ministrisë i nevojitej një fond shtesë prej 6.6 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit, ose 47 milionë euro.

Free Traffic Exchange