A1 Report - Eksperti: Olldashi nuk ka rrëshqitur s'do ketë vënë rripin e sigurimit

2015-08-21 0

TIRANË - "Nga mënyra si është dëmtuar dhe ku, më çon në logjikën që nuk duhet ta ketë pasur rripin e sigurimit. Nuk besoj se do kishte humbur jetën, nëse do ta kishte vënë, se rripi i sigurimit nuk është luks, s'vihet për policin, por për të ruajtur jetën tënde". Kësisoj ka analizuar në studion e televizionit "A1 Report" ekspert i policisë rrugore, Gëzim Hoxha, mbi humbjen tragjike të jetës së deputetit të PD, Sokol Olldashi në aksident rrugor.

Edhe pse nuk ka qenë në vendngjarje, nga sa ka parë në media Hoxha ka shpjeguar mënyrën se si mund të ketë rënë trupi i Olldashit dhe ka theksuar se airbagët e një makine si Benzi i Olldashit të ruajnë, por trupi shkon mjaft përpara, sepse ikja për inerci krijon forcë goditëse, nëse s'ke rrip sigurimi. Rripi nuk të lë të ikësh përpara apo koka lart. "Rripi i sigurimit duhet përdorur nga të gjithë jo vetëm jashtë Tiranë, por dhe brenda. Në aksidente humb jetën edhe me shpjetësi të vogël".

"Nuk mendoj se makina e Olldashit ka rrëshqitur. Nuk bëhet fjalë për rrëshqitje, se ajo makinë është e mirë, e re dhe nuk rrëshket. Madje këto cilësi kanë ndikuar te besueshmëria e Olldashit te automjeti, e nga besueshmëria bëhen dhe gabime", ka vijuar analizën e tij Hoxha.

Free Traffic Exchange