TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Kristian Vigenin, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ministri Vigenin i shprehu Kryeministrit Rama mbështetjen e qeverisë bullgare në procesin e integrimit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Ndërsa, kryeministri Rama e njohu ministrin e Jashtëm bullgar me avancimin e procesit të integrimit dhe angazhimin e plotë të qeverisë për arritjen e standardeve të kërkuara.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për identifikimin e mundësive që zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Ndërsa, ministri Vigenin vlerësoi pozitivisht faktin që Shqipëria ka qeveri të qëndrueshme, me mbështetje të gjerë parlamentare.