Avokati i Popullit Ixhet Memeti ka konfirmuar shifrat e televizionit Alsat M, lidhur me përfaqësimin mizor të shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe jo vetëm. Memeti mbrëmë në emisionin "Rruga drejt" në Alsat, theksoi se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Jashtme është rreth 19%, ndërsa në postet drejtuese në këtë dikaster vetëm 8%.
"Gjendja është kësisoj, diku 75% në total janë të përkatësisë maqedonase, kurse 19% janë të përkatësisë shqiptare. Kurse sa u përket vendeve udhëheqëse, qofshin ato 3 postet politike apo të tjerat që janë udhëheqës sektorësh e kështu me radhë, në udhëheqësit e sektorëve kemi një raport krejt tjetër nga kjo që i përket pjesës së përgjithshme. Pra kemi 88% maqedonas dhe vetëm 8% shqiptarë", u shpreh Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.
Shifrat e Avokatit të Popullit kanë të bëjnë me vitin 2012, dhe vetëm sa i përket të punësuarve në Ministrinë e Jashtme, dhe jo për përfaqësitë diplomatike, për ku gjithashtu kemi raportuar shpërfillje të kuadrove shqiptarë dhe shkelje të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Për Ermaira Mehmeti, mjafton që ajo si deputete e BDI-së ka pyetur ministrin e jashtëm Poposki për përfaqësimin e shqiptarëve dhe me këtë mënyrë sipas saj është nxitur debati.
Ermira Mehmeti: "Nëse në këtë përbërje qeveritare ne nuk kemi përfaqësim në 3 postet drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nuk do të thotë se ne nuk jemi të interesuar për këtë ministri".
Muhamed Zeqiri: "Ne e dimë se 16 drejtori ka në MPJ dhe vetëm 2 drejtorë janë shqiptarë".
Ermira Mehmeti: "Ka patur raste kur nuk kemi pasur asnjë drejtor në asnjë ministri".
Muhamed Zeqiri: "Por kjo nuk do të thotë se duhet të kënaqeni dhe të mburreni"
Ermira Mehmeti: "Unë nuk thash se po mburrem me këtë situatë. Unë, ju opinion dhe z. Mehmeti jemi në të njëjtën anë"
Muhamed Zeqiri: "Ju jeni në anën që duhet ta bëjë punën! Sepse ju jeni të përzgjedhur e popullit dhe populli iu ka dhënë mandate që të bëni punën"
Ermira Mehmeti: "Unë llogaris se po e bëj punën. Nëse si deputete e shumicës parlamentare e konfrontoj ministrin në seancë publike për të më dhënë llogari për përfaqësimin e drejtë, unë llogaris se jam duke e bërë punën"
Mehmeti gjithashtu shpjegoi se Ligji i ri për Punë të Jashtme, i cili mund të jetë barrierë për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, ka kaluar si rezultat i pazarllëkut politik mes partive në pushtet.
"Ne e bllokuam atëherë ligjin në procedurë parlamentare, por pastaj si rezultat i negociatave të brendshme, negociata politike, u bënë disa amendamente të pranueshme për të dy partitë politike, por tani po duket se do të duhet përsëri ndërhyrje", tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.
Avokati i Popullit gjithashtu theksoi të dhëna alarmante sa i përket përfaqësimit edhe në institucione të tjera shtetërore.
"Unë kam ndërmarrjet publike këtu, të cilët janë me kapital të përzier ose 100% kapital i shtetit, atje kemi 80% me 11%. Fondet, 83% me 13%. Pastaj, agjencionet dhe drejtoritë 80% me 15% që nu...