A1 Report - Rama e Meta: Dakord me ndryshimet kushtetuese, por gjithpërfshirëse

2015-08-21 0

TIRANE- Në 15 vjetorin e miratimit të Kushtutës së Republikës së Shqipërisë Presidenti i Republikës, Kryeministri, (i cili është dhe kreu i PS-së) dhe kryetari i Parlamentit (I cili është kryetar i LSI-së) u dakordësuan në një pikë: Duhet qasje e re për ndryshimet në Kushtetutë.

Në konferecën me temë "Kushtetuta si instrument i qendrueshmërisë dhe zhvillimit" organizuar paraditen e sotme në hotel "Sheraton" kryetari i Parlamentit Ilir Meta u shpreh duke thënë se sot kemi arsye për të gjykuar kur për mënyrën sesi jemi sjellë me Kushtetutën e vendit "ku mund të ndërhyhej edhe brenda një natë të vetme"

Nga ana e tij kryeministri Rama duke rënë dakord për domosdoshmërinë e një gjithëpërfshirjeje përtej politikës në rastet e ndërhyrjes në Kushtetutë tha:
"Është e pashmangshme në këtë rrugë të shkurtër për jetën e një vendi të ndodhë dhe siç na ka ndodhur, që pavarësisht qëllimeve të mira të preket Kushtetuta dhe nga prekjet e saj të mos merren përfitimet e prezumuara prej qëllimit të mirë."

Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nënvizoi "Rishikimi i Kushtetutës duhet të bëhet me maturi".

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i cili ndodhej në këtë konferencë kërkoi miratimin e legjislacionit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkojhë që Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja shtoi se nevojitet një përmirësim i drejtësisë kushtetuese.